spot_img
HomeLajmeMaqedonci: Kosova renditet e para në rajon për besimin...

Maqedonci: Kosova renditet e para në rajon për besimin në ushtri

spot_img

Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor për nivelin e besimit të qytetarëve në ushtri.

Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se sipas raportit “SecuriMeter 2025 – Public Opinion Survey on Security & Threats in the Western Balkans”, 74.6% e qytetarëve të Kosovës shprehin besim në ushtri, duke e vendosur vendin në krye të renditjes rajonale.

Pas Kosovës, në renditjen rajonale vijnë Maqedonia e Veriut me 67.7% të besimit në ushtri, Serbia me 59%, Shqipëria me 51.3% dhe Mali i Zi me 50.4%.

“Sipas hulumtimit SecuriMeter 2025 – Public Opinion Survey on Security & Threats in the Western Balkans, Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor me një përqindje prej 74.6% të besimit të qytetarëve në ushtri.

Ky rezultat e pozicionon Kosovën në krye të renditjes rajonale dhe reflekton perceptimin pozitiv të qytetarëve ndaj rolit dhe profesionalizmit të institucioneve të sigurisë”, ka shkruar Maqedonci.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img