spot_img
HomeLajmeKurti takon shefin e OSBE-së, diskutohen reformat dhe sundimi...

Kurti takon shefin e OSBE-së, diskutohen reformat dhe sundimi i ligjit

spot_img

Kryeministri Albin Kurti, zhvilloi takim me Shefin e Misionit të OSBEGerard McGurk, ku u diskutua për zhvillimet aktuale politike, avancimin e reformave demokratike dhe thellimin e bashkëpunimit institucional.

Ambasadori McGurk e uroi kryeministrin Albin Kurti për mandatin e ri qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e OSBE-së për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Republikës së Kosovës.

“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, si dhe për rëndësinë e avancimit të reformave demokratike. Në veçanti, u theksua nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e të drejtave të komuniteteve dhe sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kryeministri Albin Kurti falënderoi ambasadorin McGurk dhe Misionin e OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për kontributin në forcimin e institucioneve demokratike.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img