Prokurori Joshua Hafetz gjatë shpalosjes së fjalimit të tij tha se prokuroria do të dëshmoj përmes provave se Hashim Thaçi kishte në shënjestër dëshmitarët të cilët përbënin rrezik ose kanosje për të.
“Synimi ishte që secili prej këtyre kërcënimeve të neutralizohej me qëllim që Thaçi t’i shmangej drejtësisë”, tha prokurori.
Sipas tij, Thaçi ka përdorur katër të akuzuarit e tjerë për të arritur këtë synim.
“Provat do të tregojnë se sapo filloi çështja (për krime lufte) Thaçi u përqendrua në pengim të dëshmive të dëshmitarëve që mund ta dëmtonin mbrojtjen e tij. Thaçi kishte dy lloj dëshmitarësh. Të parët ishin personat e brendshëm të UÇK-së, që në mënyrë të veçantë i identifikoi Thaçi, që mendoi se ishin vendimtar në gjykimin ndaj tij, të cilët duhet të flisin për strukturën e UÇK-së dhe rolin drejtues të Thaçit. Lloji i dytë ishin dëshmitarët viktima që mund ta implikonin atë”, tha prokurori.
Më tej Hafetz akuzoi Thaçin për shkelje të rregullave të paraburgimit dhe konfidencialitetit të DhSK-së, sepse sipas tij, ai e shndërroi atë në “qendër të pengimit”.
“Ai e ktheu objektin e paraburgimit me anë të vizitave të tij me bashkëpunëtorët në një qendër të pengimit dhe në mënyrë të vazhduar i ka shenjestruar dëshmitarët që të kryhet ndërhyrje ndaj tyre duke pëshpëritur urdhra për vizitorët e tij për mënyrën se si duhet të jepin dëshmi dëshmitarët për ta ndihmuar atë”, tha prokurori.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







