spot_img
HomeLajmeRamadani: Kosova ka humbur një numër shansesh që të...

Ramadani: Kosova ka humbur një numër shansesh që të përshpejtojë rrugën e vet drejt NATO-s

spot_img

Burim Ramadani, ish-kryeinspektori i Agjencisë së Intelegjencës Kosovare, ka thënë se  Kosova ka humbur një numër shansesh, që të përshpejtojë rrugën e vet drejt NATO-s. 

I ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline, Ramadani duke folur për situatën gjeopolitike në vend, theksoi se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm, duke dështuar që të ndërtojë një platformë nacionale.

“Fatkeqësisht, Kosova gjatë këtyre nuk ka arritur ta ndërtojë një platformë të qartë nacionale, kombëtare, për ta përmirësuar, respektivisht për ta garantu, promovu sigurinë kombëtare, por se është sjellë në një rreth të një logjike më klasike të asaj që njihet si përgatitje ose rritje e kapaciteteve për siguri kombëtare. Besoj se Kosova ka humbur një numër shansesh, që së pari të përshpejtojë rrugën e vet drejt NATO-s, për shkak të këtyre ndryshimeve globale. Së dyti, ka humbur mundësinë që të modernizojë institucionet e sigurisë, Kosova sikur shumë shtete siç tashmë i ka modernizu, lufta sot nuk është ajo klasike por me drona, me teknologji informative etj, dhe Kosova e ka humbur hapin në këtë pikë, pa çka se është e qartë se Kosova edhe më tutje mbrohet prej NATO-s, dhe raporti me NATO-n jo vetëm që duhet të fuqizohet por edhe të detajohet, sidomos pas rastit të madh të sulmit të grupit paraushtarak në Banjskë në shtator të 2023, Kosova është dashur në mënyrë definitive që të qartësojë aranzhmane të reja me NATO-n, protokolle të reja me NATO-n, në mënyrë që institucionet të jenë të përgatitura, por edhe të jenë të afta me e ndihmu Kosovën por edhe NATO-n”, u shpreh ai në “Fjala dhe Faktet”.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img