spot_img
HomeLajmeOrav për përpjekjet e Kosovës për integrimin në BE:...

Orav për përpjekjet e Kosovës për integrimin në BE: Momenti për të avancuar në këtë rrugë është tani

spot_img

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, u takua sot me Glauk Konjufcën në postin e tij të ri si Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në këtë takim, palët diskutuan për përshpejtimin e përpjekjeve të Kosovës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ambasadori Orav theksoi rëndësinë e momentit aktual për avancimin e këtij procesi.

“Momenti për të avancuar në këtë rrugë është tani,” deklaroi Orav, duke nënvizuar nevojën për angazhim të shtuar institucional në realizimin e reformave të nevojshme.

Po ashtu, ai shprehu vlerësimin e Bashkimit Evropian për përafrimin vullnetar të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, në veçanti për qëndrimin e qartë dhe mbështetjen ndaj Ukrainës.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe BE-së në funksion të avancimit të agjendës evropiane të vendit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img