spot_img
HomeLajmeMPB: Kosova ndër vendet me nivelin më të lartë...

MPB: Kosova ndër vendet me nivelin më të lartë të sigurisë në rajon

spot_img

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka vlerësuar lart gjetjet e raportit rajonal “SecuriMeter 2025”, të realizuar nga Regional Cooperation Council (Këshilli për Bashkëpunim Rajonal).

Sipas njoftimit të MPB-së, raporti bazohet në një anketë vjetore mbi perceptimin e qytetarëve për sigurinë, e zhvilluar në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ministria thekson se rezultatet e këtij raporti e rendisin Republikën e Kosovës ndër vendet me nivelin më të lartë të sigurisë në rajon, duke e konsideruar këtë si dëshmi të progresit të vazhdueshëm në fushën e sigurisë publike dhe rritjes së besimit të qytetarëve në institucione.

“Kjo është edhe një dëshmi tjetër e konfirmimit të progresit në vendin tonë, në fushën e sigurisë publike dhe besimit në institucione”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img