spot_img
HomeLajmeU arrestua në Merdarë me 1 milion euro, pezullohet...

U arrestua në Merdarë me 1 milion euro, pezullohet nga detyra polici në Tiranë

spot_img

Punonjësi i Policisë i Komisariatit nr. 5 në Tiranë, Aurel Kaziu, i arrestuar në pikën kufitare të Merdares nga Policia e Kosovës, është pezulluar nga detyra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Një ditë më parë autoritetet e pikës kufitare të Merdarës zbuluan se në automjetin më të cilin udhëtonte i riu ishin fshehur 1 milion euro.

Raportohet se Kaziu ishte larguar një ditë më parë në drejtim të Kosovës, pasi ka mbyllur shërbimin e natës dhe në vijim kishte 2 ditë pushimi.

Kaziu nuk ka njoftuar drejtuesit e tij se do dilte jashtë kufirit./A2

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img