spot_img
HomeLajmeSpiropali vjen nesër në Kosovë, do të takohet me...

Spiropali vjen nesër në Kosovë, do të takohet me Konjufcën

spot_img

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali do të vijë nesër në Prishtinë për vizitë, ku do të pritet nga zëvendëskryeministri dhe kryediplomati i Kosovës, Glauk Konjufca.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës njoftoi se takimi do të zhvillohet në orën 10:00.

“Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, pret nesër në takim Ministren për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali. Datë:  25 shkurt 2024. Ora: 10:00. Vendi: Objekti i MPJD-së”, thuhet në njoftim.

Pas takimit, Konjufca dhe Spiropali do të dalin në një konferencë të përbashkët për media.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img