spot_img
HomeLajmeKurti pret në takim ambasadoren Blitt: Kanadaja partner i...

Kurti pret në takim ambasadoren Blitt: Kanadaja partner i rëndësishëm në zhvillimin e FSK-së

spot_img

Kryeministri Albin Kurti, priti në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë për Kosovë, Jessica Blitt, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, ku pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës po trajnohen në akademitë ushtarake në Kanada.

Ky ishte takimi i parë mes tyre në mandatin e ri qeverisës, njofton Kryeministria.

Gjatë takimit, ambasadorja Blitt e ka uruar kryeministrin Kurti për mandatin e ri dhe riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Kanadasë për Kosovën.

Kurti në takim theksoi prioritetet e qeverisë për investime strategjike infrastrukturore, duke përfshirë digat, stadiumet, hekurudhat, energjinë dhe minierat, si dhe rritjen e investimeve në sektorin e mbrojtjes.

Kryeministri Kurti falënderoi gjithashtu ambasadoren Blitt për mbështetjen e Kanadasë ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në Konventën e Shoqatës së Kërkuesve dhe Zhvilluesve të Kanadasë (PDAC), e cila do të mbahet në Toronto më 1–4 mars.

Anëtare e G7 dhe e NATO-s, Kanadaja mbetet një partner i rëndësishëm i Kosovës në promovimin e vlerave të përbashkëta dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. “Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të punojë për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.  

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img