spot_img
HomeLajmeKomisioni për Arsim miraton fushëveprimin pas diskutimeve mes anëtarëve

Komisioni për Arsim miraton fushëveprimin pas diskutimeve mes anëtarëve

spot_img

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji ka miratuar fushëveprimin e tij, pas diskutimeve të anëtarëve.

Fahrush Rexhepi, njëri nga anëtarët, ka propozuar që komisioni të përfshijë edhe mbikëqyrjen e institucioneve shkencore në arsim, si Insituti i Historisë dhe Albanologjik dhe Instituti i Pedagogjisë.

Kjo ide nuk gjeti përkrahjen e anëtares së LVV-së, Arbërie Nagavci, e cila tha se fushë veprimtaria është mjaft gjithëpërfshirëse dhe nuk ka nevojë të ngarkohet.

Ndërkaq anëtari i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se nevojitet takim me ministrin e ri të Arsimit, Hajrulla Çekun dhe strukturat e tjera.

“Ne kemi një qeveri të re e cila është mbështetur në Kuvend të Kosovës, por nuk kemi edhe një program se cila është qasja në fushën e arsimit. Do të ishte mirë se para se të vijë programi i qeverisë në Kuvend ta kemi një takim me ministrin se çfarë integron në programin e tij të punës. Do të ishte mirë që të kemi një dialog paraprak. Së dyti, i kemi pushtetet komunale, i kemi drejtoritë e komunave, do të ishte mirë se çfarë prioritete kanë drejtoritë e arsimit në të gjitha komunat e Kosovës. Shqetësimi im serioz është se ne kemi një mandat me të vështirë dhe kjo ka të bëjë me inteligjencën artificiale, teknologjinë”, tha ai.

Sala Jashari kërkoi funksionalizimin e Këshillit Shtetëror Para-universitar të përcaktuar me ligj. Ndërsa Jehona Lushaku kërkoi që prioritet i komisionit të jetë harmonizimi i kurrikulave shkollore me agjendën evropiane.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img