spot_img
HomeRajoni dhe BotaE rëndë në Tiranë, shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin...

E rëndë në Tiranë, shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin dhe largohet nga vendi i ngjarjes

spot_img

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë i mitur.

Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur rreth 7 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img