spot_img
HomeLajmeArlind Manxhuka emërohet zëdhënës i Qeverisë së Kosovës

Arlind Manxhuka emërohet zëdhënës i Qeverisë së Kosovës

spot_img

Zëdhënësi disa-vjeçar i Lëvizjes Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka kaluar në pozitë qeveritare.

Të martën, ai është emëruar në pozitën e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës.

Manxhuka do të jetë njëkohësisht edhe këshilltar politik në Zyrën e Kryeministrit.

“Z. Arlind Manxhuka emërohet zëdhënës i qeverisë, i cili njëkohësisht është këshilltar politik i kryeministrit”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Ai do ta zëvendësojë Përparim Kryeziun në detyrën e zëdhënësit të qeverisë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img