spot_img
HomeLajmeNjë person dyshohet se ka rrëshqitur në "Majen e...

Një person dyshohet se ka rrëshqitur në “Majen e Hajlës”, SHKSHMK nis kërkimin

spot_img

Një bjeshkatar dyshohet se ka rrëshqitur mbrëmjen e së shtunës në kreshtën e njohur si “Maja e Hajlës” në Rugovë, duke u ndarë nga grupi me të cilin po ecte.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se operacioni i kërkim-shpëtimit ka nisur në orët e vona të mbrëmjes, menjëherë pasi është marrë informacioni për rastin.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni po zhvillohet në bashkëpunim me Shërbimi i Shpëtimit Malor të Malit të Zi dhe me autoritetet përkatëse të të dyja vendeve.

“Kushtet e pafavorshme atmosferike, reshjet e borës dhe dukshmëria e kufizuar po e vështirësojnë operacionin”, thuhet në reagimin e SHKSHMK-së.

Ekipet e angazhuara nga Kosova dhe Mali i Zi po veprojnë në mënyrë të koordinuar me qëllim lokalizimin sa më të shpejtë të bjeshkatarit dhe ofrimin e ndihmës së nevojshme.

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img