spot_img
HomeLajmeGjendet trupi i pajetë i bjeshkatarit nga Mali i...

Gjendet trupi i pajetë i bjeshkatarit nga Mali i Zi që ra në majën e Hajlës

spot_img

Trupi i Cazim Fetahoviqit, alpinistit malazez që ra dje gjatë ngjitjes në majën e Hajlës përgjatë kreshtës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, është gjetur pas një kërkimi që zgjati nga mbrëmja e kaluar.

Sipas informacionit nga terreni, Fetahoviq po lëvizte në shtegun malor kur pranë majës ra përmes një shtrese dëbore duke humbur kontaktin me pjesëtarët e tjerë të grupit.

Nga terreni raportohet se edhe dy alpinistë të tjerë nga i njëjti grup pothuajse ranë në të njëjtin vend, por arritën të mbahen falë përdorimit të çekeve dhe u nxorrën në pjesë të sigurta të shtegut nga pjesa tjetër e ekipit.

Në operacion morën pjesë alpinistë malazezë, anëtarë të Shërbimeve të Shpëtimit Malor të Rozhajës dhe të Kosovës, si dhe zjarrfikës dhe oficerë policie nga Rozhaja.

Kërkimi për Fetahoviqin u zhvillua në kushte jashtëzakonisht të vështira, me reshje të mëdha dëbore dhe mjegull të dendur.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img