spot_img
HomeLajmeDASH pas takimit Osmani-Rubio: ShBA-të të gatshme të fuqizojnë...

DASH pas takimit Osmani-Rubio: ShBA-të të gatshme të fuqizojnë bashkëpunimin me qeverinë e re të Kosovës

spot_img

Departamenti Amerikan i Shtetit reagoi përmes një komunikate pas takimit midis sekretarit të Shtetit, Marco Rubio dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, duke e falënderuar Kosovën për përkushtimin e saj në Ballkanin Perëndimor.

DASH vlerësoi rolin e Kosovës si anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe kontributin me burime në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.

Shtetet e Bashkuara shprehen gatishmërinë për të punuar me qeverinë e re të Kosovës për të avancuar paqen, stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik rajonal.

“Sekretari i Shtetit Marco Rubio u takua sot me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu, një partnere e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor. Sekretari falënderoi Presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për të qenë anëtare themeluese e Bordit të Paqes dhe për kontributin me burime në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza. Shtetet e Bashkuara mezi presin të punojnë me qeverinë e re të Kosovës për të çuar përpara axhendën tonë të përbashkët të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik rajonal”, shkruhet në reagim.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img