spot_img
HomeLajmeShteti i Michiganit nderon lartë Berat Gegajn për shërbimin...

Shteti i Michiganit nderon lartë Berat Gegajn për shërbimin e tij si ndërmjetës paqe i vendit

spot_img

Shteti i Michigan-it ka dhënë një vlerësim zyrtar për Berat Gegaj, duke e nderuar për guximin dhe shërbimin e tij si ndërmjetës paqe në Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë vende të botës.

Përfaqësuesi i shtetit, Woolford, vlerësoi punën e Gegajt si një ndërmjetës gjatë procesit të paqes Kosovë–Serbi në vitin 2020, ku ai ofroi ura komunikumi, pajtim dhe shpresë për liderët që kërkonin të mbyllnin dekada konflikti.

Gjithashtu, gjatë evakuimit nga Afganistani në vitin 2021, Gegaj ndihmoi në shpëtimin dhe zhvendosjen e rreth 100 Shtetasëve Amerikanë, duke punuar pa pushim për jetët dhe vlerat Amerikane.

Fjala e tij u mbështet në një përkushtim ndaj ndërtimit të urave mes komuniteteve dhe forcimit të bashkimit nëpërmjet dashurisë, përulësisë dhe shërbimit. Ky nderim, i ofruar nga legjislatura e Michigan-it, dhoma e Përfaqësuesve thekson punën e jashtëzakonshme të Berat Gegajt në paqe, shërbim dhe udhëheqje globale, si dhe ndikimin e tij të qëndrueshëm në jetë të pafund njerëzish.

Ai mori titullin “Tribut i veqantë” dhe gjithshtu flamurin Amerikan qe ishte ne shtizë ne Capital House më 1 Janar të 2026.

6d94d5fd-7f24-4ebe-828f-3b0d9311c801

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img