spot_img
HomeLajmeQeveria miraton sanksione shtesë ndaj Rusisë e Bjellorusisë

Qeveria miraton sanksione shtesë ndaj Rusisë e Bjellorusisë

spot_img

Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeveria e Kosova ka miratuar pakon e 19-të të masave kundër Federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë, gjersa në fund të shtatorit ishin miratuar 18 pako të tjera si masë kundër këtyre shteteve.

Në fjalën e tij Kurti teksa e fjalën ia dha zëvendëskryeministrit, njëherit ministër në MPJD, Glauk Konjufca, tha se sanksionet janë në përputhje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimit Evropian (BE).

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka potencuar se Kosova synon promovimin e paqes, demokracisë dhe lirinë e njeriut.

“Pakoja synon sektorin e energjisë, financave, kompleksin ushtarako-industrial, tregtinë dhe zinxhirët e furnizimet me mallra ushtarakë, shërbimet strategjike përfshirë teknologjinë dhe inteligjencën artificiale dhe ndërmerr masa lidhur me kontrollin e lëvizjes së diplomatëve rusë dhe përgjegjësinë për rrëmbimi  dhe deportimin  e fëmijëve ukrainas. Masat përfshijnë masa ndaj Bjellorusisë”, prezantoi Konjufca.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img