Një aksident mes dy automjeteve ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Për pasojë, tre persona kanë marrë lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







