Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të trafikut përmes sistemit të kamerave në kryeqytet, ka evidentuar një shofer autobusi duke përdorur telefonin mobil gjatë vozitjes.
Sipas njoftimit, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë për kundërvajtje, ndërsa pas verifikimeve shtesë është konstatuar se ai e ka përsëritur të njëjtën shkelje për herë të dytë. Për këtë arsye, atij i është sekuestruar patentë-shoferi dhe i është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik për një periudhë prej tre (3) muajsh.
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve, në veçanti atyre të transportit publik, që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes, pasi kjo sjellje përbën rrezik serioz për jetën e pasagjerëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







