spot_img
HomeLajmeKurti takon Prattipatin: Presim angazhim konstruktiv për të çuar...

Kurti takon Prattipatin: Presim angazhim konstruktiv për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta

spot_img

E ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së, thuhet se raportet SHBA-Kosovë kanë potencial për zgjerim të tregtisë dhe investimeve dhe se SHBA-ja pret me padurim angazhim konstruktiv për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta.

“Marrëdhëniet SHBA-Kosovë kanë potencial të fortë, veçanërisht në zgjerimin e tregtisë dhe investimeve, dhe ne presim me padurim një angazhim konstruktiv për të çuar përpara prioritetet e ndërsjella të paqes dhe stabilitetit rajonal”, thuhet në njoftime.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img