spot_img
HomeLajmeKaplohet nga zjarri një shtëpi në Rrugën B në...

Kaplohet nga zjarri një shtëpi në Rrugën B në kryeqytet, Policia jep detaje

spot_img

Një shtëpi banimi është kapluar nga zjarri paraditen e sotme në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, i cili tha se Policia po merret me rastin.

Sipas të njejtit, bazuar në informatat fillestare nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën B, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një shtëpi. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Nga informatat fillestare nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Pllana.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img