spot_img
HomeLajme"Injorimi" i strukturave jashtë Prishtinës, Zemaj tregon nëse kjo...

“Injorimi” i strukturave jashtë Prishtinës, Zemaj tregon nëse kjo e dëmtoi LDK-në

spot_img

Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka qenë i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te mediumi HisariOnline, ku ka folur për shumë çështje, e ndër to edhe për rezultatin zgjedhor të 28 dhjetorit. 

Zemaj nuk e ka përjashtuar faktin që një prej arsyeve të rezultatit të dobët zgjedhor është edhe mos-fokusi i elektoratit në zonat më rurale.

Ka pasur një përceptim se LDK nuk ka bërë mjaftueshëm në komunat më të vogla dhe në provinca, gjë që sipas Zemajt kjo mund të jetë.

“Po, mund të jetë. Besoj plotësisht se ne kemi nevojë, strukturat tona në të gjitha nivelet që t’i rikthehen bazës, t’i rikthehemi komunikimit më korrekt, t’iu japim mundësi njerëzve, mos t’i lincojmë pse dikush me dikë tjetër është më i afërt, por të kemi mirëbesim në punën tonë që e bëjmë për të mirën e përgjithshme. E mira e përgjithshme është për degën, nëndegën, për komunën ku udhëheq dhe mbi të gjitha për ambiciet tona që janë të sinqerta dhe janë të mirëserardhura për të udhëhequr Republikën e Kosovës. 

Më poshtë intervista e plotë e deputetit Zemaj:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img