spot_img
HomeLajmeBedri Hamza pret në takim ambasadorin italian, flitet për...

Bedri Hamza pret në takim ambasadorin italian, flitet për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin dypalësh

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Maurizio Antonini.

Sipas komunikatës, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Italisë, si dhe për rrugën evropiane të Kosovës.

Hamza ka theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën. Ai ka shtuar se ekziston hapësirë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, veçanërisht në fushën ekonomike.

Po ashtu, kryetari i PDK-së ka theksuar se partia që ai drejton mbetet e hapur për bashkëpunim në të gjitha çështjet që janë në interes të Kosovës. 

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img