Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka theksuar rëndësinë e riorganizimit të strukturave të partisë, pas rezultatit jo të mirë në zgjedhjet e fundit.
Në një intervistë për emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline, Zemaj e ka quajtur këtë një “domosdoshmëri”, për të prodhuar më shumë efikasitet në rritjen e elektoratit.
“Është e domosdoshme që të ketë një riorganizim dhe njerëzit që marrin përgjegjësi me i ushtru ato përgjegjësi. Nuk është çështje vetëm riorganzimi dhe vendosja e njerëzve në pozita të caktuara, por e rëndësishme kryerja e obligimeve dhe detyrave që ti i vë në mënyrë sa më efektive”, ka deklaruar Zemaj.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







