spot_img
HomeLajmeThaçi: Jam plotësisht i pafajshëm, i vetmi kundërshtar i...

Thaçi: Jam plotësisht i pafajshëm, i vetmi kundërshtar i imi ishte Millosheviqi

spot_img

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur fjalimin përmbyllës para trupit gjykues në Hagë, duke deklaruar se është plotësisht i pafajshëm.

“Të nderuar gjyqtarët për gati tri vite në këtë sallë gjyqi dëgjuar akuzat e prokurorisë. Ju keni dëgjuar edhe të vërtetën. Është vetëm një e vërtetë. Unë jam plotësisht i pafajshëm – por e kam thënë dhe e them sërish me bindje të plotë se unë bashkëndjej dhe shpreh keqardhje për të gjitha viktimat që kanë pësuar në Kosovë pamarparasysh përfaqësinë e tyre etnike”, deklaroi Thaçi në Hagë.

Në deklarim, Thaçi ka përkujtuar edhe periudhën kur ishte student në Zvicër, duke thënë se nuk kishte plane për marrjen e pushtetit dhe se planet për dhunë dhe gjenocid në Kosovë u hartuan nga regjimi i Slbodan Millosheviqit, që siç tha Thaçi, e kishte dënuar atë në mungesë, njësoj si edhe liderët e tjerë botërorë.

“Në kohën e masakrave në Qirez, Likoshan e Prekaz në fillimit të vitit 1998, isha student në Universitetin e  Cyrihut dhe unë nuk po bëja plane si ta marr kontrollin e Kosovës, por bëja plane se si t’i përgatisja provimet në universitet. I vetmi njeri i cili po bënte plane morpide ishte Sllobodan Millosheviqi, plane për një gjenocid tjetër e të ri në Kosovë. Prandaj, si shumë qytetarë të tjerë kosovarë edhe unë më herët u detyrova ta lëshoj Kosovën sepse regjimi i Millosheviqit më kishte ndjekur dhe dënuar në mungesë me arsyet se i kisha shkelur ligjet e tij diskriminuese”, tha Thaçi.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img