Sot në Dhomat e Specializuara në Hagë do të dëgjohen fjalët përfundimtare të katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, dhe Rexhep Selimi.
Ata kanë nga 20 minuta kohë për deklarimet e tyre.
Ndërkohë, familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit kanë mbërritur tashmë në objektin e DHSK, ku do të ndjekin nga afër seancën e sotme. Gjithashtu edhe kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ndodhet aty.
Dje në Prishtinë u organizua marshi protestues nga inciativa “Liria ka Emër”, me ç’rast mijëra qytetarë kërkuan drejtësi për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







