spot_img
HomeLajmeSelimi: Kur Serbia e Millosheviqi vrisnin popullin tonë, çfarë...

Selimi: Kur Serbia e Millosheviqi vrisnin popullin tonë, çfarë duhej të bënim ne

spot_img

Pas Hashim Thaçit e Kadri Veselit, fjalën përfundimtare po e thotë Rexhep Selimi.

Ai u shpreh i bindur se akuzat ndaj tij dhe shokëve të tij, janë të pabazuara dhe të padrejta.

“Nuk jam këtu për ta mbrojtur veten, sepse këtë gjë e bëjnë avokatët e mi, por ju duhet ta ushtroni drejtësinë. Prokuroria po mbështetet në pretendime që nuk kanë bazë dhe po bën përpjekje të vazhdueshme për ta njollosur luftën”, u shpreh Selimi.

Ish-deputeti i Kosovës, ka parashtruar pyetjen se derisa Serbia dhe Sllobodan Millosheviqi po vriste shqiptarë, çfarë do duhej të bënte populli.

Në fjalën e fundit, Selimi tha se Serbia asnjëherë nuk e fshehu qëllimin ndaj shqiptarëve

Kur Serbia dhe Millosheviqi vrisnin bashkëmoshatarët e mi, helmonin nxënës dhe studentë, i largonin prindërit tanë nga puna, mbyllnin shkolla e spitale, na ndiqnin për të na vrarë, dhe zbatonin spastrim etnik e gjenocid, çfarë duhej të bënim ne, të mos reagonim? Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve”, tha Selimi.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img