spot_img
HomeLajmeRoberts: ZPS duhet të ndihet e turpëruar nga argumentet...

Roberts: ZPS duhet të ndihet e turpëruar nga argumentet kundër Selimit

spot_img

Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, në fjalët përfundimtare të mbrojtjes së tij, i adresoi një kritikë të drejtpërdrejtë Prokurorisë së Specializuar, duke theksuar se vetë ZPS-ja duhet të ndihet e turpëruar nga argumentet e saj kundër ish-kreut të UÇK-së.

Ai shtoi se, nëse Prokuroria nuk është e bindur për provat e saj ndaj Selimit, si mund të presim që Gjykata Speciale të bindet.

“Të jem i sinqertë, siç dhe kemi bërë deri tani, unë kam një problem. Nuk ka asgjë në parashtrimet e Prokurorisë , të cilave mund t’u kundërpërgjigjem, pavarësisht se më keni dhënë dy orë e gjysmë për parashtrimet, Prokuroria me argumentet e veta, në kundërpërgjigjet e argumenteve tona, tha vetëm disa pika diskrete, që ne i kemi trajtuar kohë më parë. Ta themi troç, Prokurorisë vet i vjen turp për argumentet e veta kundër zotëri Selimit”, tha ai.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img