Në Gjykatë Speciale sot dhanë fjalën përfundimtare avokatët mbrojtës.
Pasi përfundoi deklarimi i tyre radha është tek deklarimet përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Në fjalimin e tij, Jakup Krasniqi, kërkoi nga trupi gjykues në Hagë që të gjykojë secilën provë me durim, për çka tha se nuk do të gjejnë “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.
“Sot ndodhem në vitin tim të 16-të të burgimit vetëm pse luftova për liri dhe pavarësi. Qëndroj para jush jo si kriminel, por njeri i lindur dhe i kalitur nga luftërat”, tha Krasniqi në fjalën përfundimtare.
Krasniqi, mes tjerash, u shpreh se për më shumë se pesë vjet i janë mohuar të drejtuar e njeriut.
“Më janë mohuar të drejtat e njeriut. Më e rëndësishmja e drejta për të jetuar në liri, veçanërisht e drejta e një njeriu në fazën e fundit të jetës së tij për të jetuar vitet e mbetura me dinjitet pranë familjes në atdheun e tij.Padrejtësia e këtij rasti u shkrua mbi vetë aktakuzën. Kur e vërteta thuhet thjeshtë nuk ka nevojë per zbukurime”, tha Krasniqi.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







