spot_img
HomeLajme"Jemi parti ndryshe", Zemaj për takimin e Kuvendit të...

“Jemi parti ndryshe”, Zemaj për takimin e Kuvendit të partisë: U përcoll sikur ngjarje në Kombet e Bashkuara

spot_img

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, në një intervistë në emisionin “Fjala dhe Faktet” në HisariOnline, ka folur për mbledhjen e Kuvendit të partisë, mbledhjen ku u rizgjodh Lumir Abdixhiku kryetar i partisë.

Zemaj ka vlerësuar partinë e tij si “ndryshe” nga të tjerat, në aspektin e demokracisë dhe të mendimit të lirë.

“Ne e konsiderojmë veten që jemi parti ndryshe, jo që jemi njerëz ndryshe, por jemi parti ndryshe, parti më e hapur ku tolerohet edhe mendimi i lirë dhe ku zhvillohet demokracia. Nuk dua të gjykoj partitë e tjera por zhvillimet që ndodhin brenda LDK-së në partitë tjera as nuk paramendohen, pasi atje udhëheqë lideri dhe udhëheqë një lidership i caktum dhe demokracia është shumë minimale. Por besoj plotësisht se ne kemi nevojë, strukturat tona në të gjitha nivelet që t’i rikthehen bazës, t’i rikthehemi komunikimit më korrekt, t’iu japim mundësi njerëzve, mos t’i lincojmë pse dikush me dikë tjetër është më i afërt, por të kemi mirëbesim në punën tonë që e bëjmë për të mirën e përgjithshme”, është shprehur ai.

Tutje, Zemaj ka folur edhe për mbajtjen e Kuvendit të partisë dhe Lumir Abdixhikut, ku tha se kryetari ndjeu përgjegjësitë e veta pas rezultatit zgjedhor.

“Ky zhvillim ose ky kuvend, ka rrjedhur pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe sigurisht edhe lidershipi por edhe vet kryetari është ndje përgjegjës jo vetëm që ka marrë përgjegjësitë, sepse titullari sigurisht i ka përgjegjësitë më të theksuara, por është ndje përgjegjës që të kërkojë një votëbesim ose të deklarojë a i pranohet një dorëheqje që ai vet e ka ofruar si pjesë e rezultatit të fundit zgjedhor”, tha ai.

Zemaj ka treguar se ai e vlerëson votën e fshehtë, duke e konsideruar atë si pjesë të demokracisë por edhe të zhvillimit politik.

“Nëse unë nuk tingëlloj personal, unë shumë e çmoj votën e fshehtë edhe si pjesë të demokracisë por edhe të zhvillimit politik e institucional të Republikës së Kosovës. Vota e hapur ka raste kur kërkohet ndoshta, ne e kemi parë se si zgjedhet disa trupa punues në Kuvendin e Kosovës por kur ka konkurrencë dhe ku ka zhvillim të demokracisë, vota e fshehtë është vetëm një zhvillim më tutje dhe e fuqizon jo vetëm lidershipin por e fuqizon edhe subjektin tonë politik.

LDK këtë nuk është hera e parë që e ka promovu, sepse edhe zgjedhjet e kalume janë zgjedhë me kundërkandidatë me votë të fshehtë, ndoshta në partitë tjera as nuk diskutohet vota e fshehtë.

Për mua dhe për LDK-në ai është një kapitull i mbyllur, me një votëbesim që nuk është pranuar nga aspekti i udhëheqjes dhe kërkon një qasje reflektimi mbi atë që ka ndodhur dhe ecjes tutje për ta rikthyer LDK-në aty ku e ka meritën”, u shpreh Zemaj.

Deputeti i LDK-së tha se kjo ngjarje mori hov të madh në gjithë Kosovën dhe e krahasoi interesimin e Kuvendit sikur një ngjarje të OKB-së.

“Ju e dini, kjo ngjarje u përcoll pothuasje sikur të ishte një ngjarje duke u mbajtur në Kombet e Bashkuara, domethënë kur ka zhvillime globale, unë e di që LDK-ja është interesante për të gjithë, atë ditë, nuk po them por ndoshta – unë kam qenë edhe ministër i shëndetësisë një kohë, kishte raste kur i kisha deri 100 mediume prezent, vetëm aso skema të gazetarëve të pranishme dhe të kamerave kudo përballë ose brenda apo jashtë interesimi për një fjalë se çka po ndodhë në LDK”, dekaroi Zemaj në “Fjala dhe Fakte” në HisariOnline.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img