spot_img
HomeLajmeIsh-ylli Ballkanit shpëton një grua në një apartament që...

Ish-ylli Ballkanit shpëton një grua në një apartament që po digjej në Gjermani, nderohet me mirënjohje nga Kryetari i Bashkisë

spot_img

Ish-ylli i Ballkanit, Leutrim Gashi ka bërë një akt heroik në Gjermani, duke shpëtuar një grua të moshuar nga apartamenti i saj, i cili kishte marr flakë.

Për gjestin human të tij, Kryetari i Bashkisë së Buseck, Michael Ranft, e ftoi Gashin dhe familjen e tij për ta nderuar atë për veprimin e guximshëm që e bëri, derisa fjalë të mëdha tha edhe zëvëndësi i shefit të zjarrëfikësve të bashkisë Michael Sames:

🗣️”Ju jeni një shpëtimtar jete. Pa ju, gruaja nuk do të kishte dalë që andej.” ka thënë Sames.

Leutrim Gashi, djaloshi nga Suhareka dikur kishte qenë futbollist i spikatur te Ballkani, ku ishte një nga më meritorët në kohën kur klubi u inkuadrua në Superligë.

Ai kishte shënuar plotë 26 gola në sezonin që ia mundësoi Ballkanit rikthimin në elitën e futbollit kosovar.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img