spot_img
HomeLajmeOsmani: Sot më shumë se kurrë e kemi për...

Osmani: Sot më shumë se kurrë e kemi për detyrë të qëndrojmë bashkë

spot_img

Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca solemne për nder të 18 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Si mysafir special, krah presidentes së shtetit, Vjosa Osmani është edhe presidenti i shqiptar, Bajram Begaj e përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari.

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, tha se çdo përpjekje për të barazuar luftën çlirimtare me krimet e regjimit gjenocial të Serbisë, jo vetëm që e minon drejtësinë, por dëmton rëndë edhe themelet e paqes afatgjate në rajon.

Ajo tha se lufta e UÇK-së ishte shtylla më e fuqishme e rezistencës dhe e shpresës, e kjo e vërtetë historike, sipas Osmanit, është themel i shtetit, dhe nuk mund të zhbëhet nga asnjë përpjekje për rishkrim apo deformim të historisë.

“Sot më shumë se kurrë e kemi për detyrë të qëndrojmë së bashku, asnjë dallim i yni i së kaluarës apo i së tashmes nuk guxon të jetë pengesë në unitetin tonë, në mbrojtje të luftës tonë çlirimtare, sepse kështu e mbrojmë pastërtinë e lirisë, pavarësisë dhe vetë ekzistencën e  shtetit tonë. Sepse mbi çdo dallim ekziston përgjegjësia jonë  e përbashkët për ta mbrojtur këtë shtet i cili është rezultat i një sakrifice shekullore. Duke e mbrojtur të vërtetën, ne mbrojmë vetë shtetësinë tonë, dhe këtë do ta bëjmë sa të jetë jeta, sepse lufta jonë çlirimtare ishte betimi i përgjakur i një populli që deshi të jetojë i lirë në tokën e vetë”.

Presidentja tha se Kosova u bë shtet për ta mbrojtur të vërtetën dhe për të mos lejuar kurrë që historia të rishkruhet  në dëm të atyre që sakrifikuan gjithçka. “E populli i Kosovës sakrifikoi gjithçka deri edhe fëmijët në djep, në mënyrë që ne sot ta gëzojmë lirinë. Prandaj nuk do ta pranojmë asnjëherë në Kosovë e kudo në botë ndonjë narrativë që barazon agresorin me viktimën, pushtuesin me të pushtuarin e krimin me rezistencën për lirinë”, deklaroi Osmani.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img