Gjatë vizitës në Hungari, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u pyet edhe për çështjen e pezullimit të vizave.
Ai tha se kushdo që merr veprime kundër interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara, do t’u hiqet viza.
“E kam thënë këtë vazhdimisht. Nuk e kuptoj pse për disa është kaq e vështirë ta kuptojnë. Nëse hyni në vendin tonë si vizitor dhe ndërmerrni veprime kundër interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ne do t’jua heqim vizën”, tha ndër të tjera sekretari i Shtetit.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







