Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person.
V.N është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Dhënie e ryshfetit” dhe “Ushtrim i ndikimit”.
“Veprimet janë ndërmarrë pas grumbullimit të informatave dhe provave fillestare në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. Rasti është duke u trajtuar në koordinim me Policinë e Kosovës. Institucionet mbeten të përkushtuara në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit”, ka njoftuar Prokuroria.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







