spot_img
HomeLajmePolicia në Gjilan publikon pamjet, kërkohen dy persona të...

Policia në Gjilan publikon pamjet, kërkohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rëndë

spot_img

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin me qytetarët për dy persona që janë në kërkim për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. 

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokuroria Themelore në Gjilan, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka ndërmarrë dhe është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar.

“Vërejtje: Kërkesa përsëritet pasi që në dy njoftimet e mëhershme janë publikuar vetëm fotografitë, ndërsa tani nga Prokuroria Themelore në Gjilan është autorizuar edhe publikimi i videos, me qëllim që të lehtësohet njohja dhe identifikimi i personave të dyshuar. RAPORTO 192”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img