Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkruar pas takimit me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ajo ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë bashkë në çdo sfidë dhe në çdo sukses, me koordinim të ngushtë politik e institucional dhe me angazhim të përbashkët.
“Sot, pata kënaqësinë ta mirëpres Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në frymën vëllazërore, e cila na bashkon. Ky bashkëpunim është shprehje e një vullneti të përbashkët kombëtar për të ecur përpara si dy shtete në shërbim të qytetarëve tanë dhe të së ardhmes sonë të përbashkët euroatlantike”, ka shkruar Osmani.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







