spot_img
HomeLajmeAktakuzë ndaj të pandehurit për plagosjen 16 vjeçares në...

Aktakuzë ndaj të pandehurit për plagosjen 16 vjeçares në Vushtrri

spot_img

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë, ndaj të pandehurit me iniciale Sh.B., për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Sipas njoftimit nga Prokuroria, i pandehuri akuzohet se me datë 27 nëntor 2025 në Vushtrri, në oborrin e shtëpisë së tij me dashje ka tentuar ta privojë të dëmtuarat e mitura E.V., dhe M.V., ashtu që posa kanë hyrë në oborrin e të pandehurit, i njëjti me pushkën e tij gjysmë automatike ka shtënë në drejtim të të dëmtuarve, me ç`rast është plagosur e mitura E.V., në regjionin e shpatullës së majtë.

“I pandehuri, po ashtu akuzohet se nga data e pacaktuar e deri me datë 27 nëntor 2025, në shtëpinë e tij ka mbajtur pushkën gjysmë automatike, në shkelje me Ligjin e zbatueshëm për armët në Republikën e Kosovës nr. 05/L-22, me ç ‘rast arma dhe dhjetë (10) fishekë i janë konfiskuar nga policia”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, si pasojë e gjuajtjes me armë nga i pandehuri, nga predhat është goditur një automjeti në pronësi të  I.B., dhe është  dëmtuar një dritare me roletnet në banesën e pronarit L. Sh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe t’a dënojë sipas ligjit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img