spot_img
HomeLajmeHoxhaj e takon Stoltenberg në Mynih: Ka qenë gjithmonë...

Hoxhaj e takon Stoltenberg në Mynih: Ka qenë gjithmonë mbështetës i anëtarësimit të Kosovës në NATO

spot_img

Ish-ministri i jashtëm dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se ka zhvilluar sot një takim me Jens Stoltenberg, Ministër i Financave të Norvegjisë dhe ish-Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s, gjatë Konferencës për Siguri në Munich.

Në një postim në rrjetet sociale, Hoxhaj ka publikuar një fotografi me Stoltenberg, në Konferencën e Sigurisë në Munich.

“Sot takova Jens Stoltenberg në Konferencën për Siguri në Munich, Ministër i Financave i Norvegjisë. Bashkëpunimi ynë ka nisur kur ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Jemi takuar disa herë dhe Stoltenberg ka qenë gjithmonë mbështetës i aspiratave Euroatlantike të Kosovës, përfshirë synimin e vendit për anëtarësim në NATO.”, ka shkruar Hoxhaj.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img