spot_img
HomeLajmeTahiri: PDK nuk e mbështet propozimin për buxhetin për...

Tahiri: PDK nuk e mbështet propozimin për buxhetin për vitin 2026, na duhen të paktën tri ditë për analizë

spot_img

Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka përkrahur propozimin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, deklaroi se partia e tij nuk e mbështet këtë propozim, ndonëse, sipas tij, një ditë më parë kanë shprehur gatishmëri për të mos lejuar bllokimin e shtetit duke votuar vazhdimin e financimit për muajin mars.

Ai theksoi se PDK-ja ka treguar tolerancë për të shmangur pengesat institucionale, por kërkoi që të respektohen procedurat e rregullta.

Sipas Tahirit, deputetëve duhet t’u jepet së paku një afat prej tre ditësh për ta shqyrtuar materialin para se të merret një vendim.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img