spot_img
HomeLajmeBalla takohet me Grenell: Mirënjohje për mbështetjen mbi pafajësinë...

Balla takohet me Grenell: Mirënjohje për mbështetjen mbi pafajësinë e Thaçit dhe drejtuesve të UÇK

spot_img

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Taulant Balla pati një takim me Richard Grenell i Dërguari Special i Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA.

Në një postim, në Facebook, Balla ka shkruar se ata diskutuan mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA si dhe Bordin e Paqes.

Po ashtu Balla ka falenderuar Grenell për mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK.

“Konferenca e Sigurisë Mynih. Drekë pune me Richard Grenell, të Dërguarin Special të Presidentit Donald Trump për Misionet Speciale të SHBA. Diskutuam mbi partneritetin e veçantë mes Shqipërisë dhe SHBA. Ftesa për Kryeministrin Rama në Bordin e Paqes të iniciuar nga Presidenti Trump e ka ngjitur Shqipërinë në nivelin më të lartë të vendimmarrjes, aty ku diskutohen politikat globale të paqes dhe garantimi i saj përmes sigurisë.

Shqipëria shihet sot si aktor që kontribuon në zgjidhje globale, jo thjesht si pjesë periferike e tyre. Mirënjohje të Dërguarit Special Grenell për mbështetjen mbi pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe drejtuesve të UÇK”, shkuan Taulant Balla në Facebook.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img