Një aksident trafiku ka ndodhur paraditen e sotme në rugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë, ku të përfshira ishin katër automjete.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila dha detaje rreth këtij aksidenti.
Sipas Ahmetit, shtatë persona pësuan lëndime dhe iu ofrua trajtim mjekësor, ndërsa njësiti i trafikut rajonal po merret me zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Sot rreth orës 09:00 në rrugën ” Jusuf Gërvalla në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku mes katër automjeteve. Bazuar në të dhënat fillestare si pasojë e aksidentit shtatë persona janë lënduar. Personave të lënduar u është ofruar tretman mjekësorë, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka konfirmuar zedhënësja e policisë, Flora Ahmeti për Sinjalin.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







