spot_img
HomeLajmeOsmani pret në takim Prattipatin, flasin për konstituimin e...

Osmani pret në takim Prattipatin, flasin për konstituimin e kuvendit, formimin e qeverisë dhe Bordin e Paqes

spot_img

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati.

Ato kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike, përfshirë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, me theks në rëndësinë e përmbylljes së proceseve kushtetuese dhe konsolidimit të plotë institucional, në funksion të stabilitetit demokratik, zhvillimit të vendit dhe adresimit të nevojave të qytetarëve.”

Presidenca njofton se në takim u diskutua për rolin e Kosovës në Bordin e Paqes, si dhe për hapat e mëtejmë në këtë drejtim.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për linjëzim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përputhje me interesat strategjike të vendit, si dhe për thellimin e vazhdueshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.”

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img