spot_img
HomeLajmeNuk pagoi alimentacionin për dy fëmijët, 1 vit burg...

Nuk pagoi alimentacionin për dy fëmijët, 1 vit burg për të akuzuarin në Ferizaj

spot_img

Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me një vit burgim F.B., i shpallur fajtor për veprën penale “Shmangie nga sigurimi i mjeteve për jetesë”.

Sipas aktgjykimit, ai nga 12 marsi 2019 deri më 25 janar 2023 nuk ka paguar alimentacionin për dy fëmijët e tij, ndonëse ishte i obliguar me vendim gjykate të paguante nga 150 euro në muaj për secilin fëmijë, gjithsej 300 euro në muaj. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së vendimit.

Palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Ferizaj.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img