spot_img
HomeLajmeNdalohen për 48 orë 7 kryesues të vendvotimeve në...

Ndalohen për 48 orë 7 kryesues të vendvotimeve në Klinë

spot_img

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se, pas autorizimeve të dhëna për Hetimet Rajonale të Policisë së Kosovës lidhur me procesin hetimor për numërimin e votave në komunën e Klinës, janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve komisionerë dhe kryesues të vendvotimeve.

Pas intervistimit të tyre, me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Pejë, janë ndaluar për 48 orë shtatë (7) kryesues të vendvotimeve në këtë komunë.

Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës të pandehurve në procedurë penale në gjykatën kompetente.

Prokuroria Themelore në Pejë, në koordinim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar për ruajtjen e integritetit të votës së lirë të qytetarëve, ndjekjen e personave që dyshohen për përgjegjësi penale dhe ndërmarrjen e të gjitha masave ligjore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img