spot_img
HomeLajmeArrihet marrëveshja mes “Trafikut Urban” dhe sindikatës, vazhdon normalisht...

Arrihet marrëveshja mes “Trafikut Urban” dhe sindikatës, vazhdon normalisht transporti publik në Prishtinë

spot_img

Trafiku Urban ka njoftuar se pas dialogut me përfaqësuesit e punëtorëve dhe sindikatën është arritur dakordim për vazhdimin e rregullt të punës dhe ofrimin normal të shërbimit të transportit publik në Komunën e Prishtinës.

Sipas njoftimit, kërkesat e punëtorëve për përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e pagave do të mbeten në shqyrtim, ndërsa diskutimet e detajuara për mundësitë e realizimit të tyre do të zhvillohen gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026.

Menaxhmenti ka theksuar se ndërmarrja mbetet e hapur për dialog të vazhdueshëm me sindikatën dhe se kërkesat do të trajtohen me prioritet sapo të përmirësohet gjendja financiare e kompanisë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img