Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar pas thirrjes së seancës konstituive të legjislaturës së re nesër.
Zemaj në postimin e bërë ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm i stabilitetit institucional.
“Një vit e më shumë pa institucione të qëndrueshme e me duplifikim të pozicioneve ekzekutive eshtě krijuar vakum institucional dhe qeverisje e dobët, gjendje kjo që ka vështirësuar jetën ekonomike dhe sociale të qytetarëve tanë.”, shkroi ndër të tjera Zemaj.
Kujtojmë që Zemaj fitoi mandatin e gjashtë si deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, duke u renditur i teti te LDK-ja më i votuari nga 15 deputetët e zgjedhur të partisë, me 28,949 vota.
Postimi i plotë:
Dje janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Kosovës.
Nesër mbahet seanca konstituive për krijimin e institucioneve të reja të vendit, një hap i rëndësishëm drejt stabilitetit institucional.
Një vit e më shumë pa institucione të qëndrueshme e me duplifikim të pozicioneve ekzekutive eshtě krijuar vakum institucional dhe qeverisje e dobët, gjendje kjo që ka vështirësuar jetën ekonomike dhe sociale të qytetarëve tanë.
Neve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, na priftë e mbara!
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







