spot_img
HomeEkonomiGuvernatori i BQK-së: Sektori bankar i Kosovës mbetet ndër...

Guvernatori i BQK-së: Sektori bankar i Kosovës mbetet ndër më të qëndrueshmit në rajon

spot_img

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, mori pjesë në panelin “Sektori bankar dhe financiar i Kosovës: Një mundësi reale për investitorët francez”, në kuadër të konferencës “Dita e Biznesit Francez”, të organizuar nga Ambasada e Francës në Kosovë dhe Këshilli i Investitorëve Evropian.

Gjatë diskutimit, Ismaili prezantoi zhvillimet kryesore ekonomike dhe reformat e ndërmarra nga BQK-ja, duke theksuar se sektori bankar i Kosovës është ndër më të qëndrueshmit në rajon, falë niveleve të larta të kapitalizimit, likuiditetit dhe nivelit të ulët të kredive joperformuese, njofton zyra për informim e BQK-së.

Ismaili tha se angazhimin e BQK-së për forcimin e kornizës rregullative dhe mbikëqyrëse, promovimin e inovacionit financiar dhe digjitalizimit, si dhe avancimin e gjithëpërfshirjes financiare, me synimin për krijimin e një mjedisi tërheqës dhe konkurrues për investime të huaja.

Guvernatori Ismaili theksoi gjithashtu se përdorimi i euros dhe harmonizimi i kornizës ligjore me Bashkimin Evropian ofrojnë siguri juridike dhe kushte të favorshme për investitorët, duke e bërë Kosovën një destinacion potencial strategjik për investime afatgjata.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img