GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda.
Kërkesa u bë nga vetë Erion Veliaj, në seancën e datës 2 shkurt në Gjykatën e Posaçme, me pretendimin se i mohoi të drejtën të mbrohej efektivisht. Në këtë seancë Veliaj, kërkoi që të mos përfaqësohej nga avokatja e caktuar kryesisht Valentina Teodoresku.
Seanca e radhës për Veliajn, është caktuar më datë 9 shkurt ku do te shpallet kalimi ose jo i dosjes për gjykim. Kërkesa e Veliajt është rrëzuar nga gjyqtari Bib Ndreca.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







