spot_img
HomeRajoni dhe BotaAutobusi përplas këmbësorët në qendër të Dublinit, një person...

Autobusi përplas këmbësorët në qendër të Dublinit, një person i vdekur dhe tre të plagosur

spot_img

Një autobus dykatësh i linjës Bus Éireann është aksidentuar në qendër të qytetit të Dublinit, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë.

Incidenti ndodhi në kryqëzimin e rrugëve North Earl dhe Marlborough. Më shumë se 20 zjarrfikës, efektivë policie dhe mjekë mbërritën në vendngjarje, duke bërë të mundur shpëtimin e këmbësorëve që u përplasën.

Sipas mediave të huaja, thuhet se automjeti nuk ishte në shërbim në kohën e incidentit.

Ndërkohë, kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e këtij incidenti të rëndë, që deri tani dyshohet se ka qenë aksidental.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img