Sezoni pranveror i edicionit 2025-26 të Superligës së Kosovës në futboll rikthehet këtë muaj.
Pas një pauze më shumë se një muaj, klubet rikthehen në kampionat, duke garuar në pjesën finale të sezonit, në objektivat e tyre.
E klubi suharekas, FC Ballkani ka publikuar orarin e ndeshjeve përgjatë muajit shkurt në kampionat.
Sezonin pranveror, Ballkani e nis më 8 shkurt, të dielën ndaj Gjilanit.

Kujtojmë që Ballkani mbyllin stinorin si kampion vjeshtoir, duke e mbyllur si lider me 36 pikë pas 19 ndeshjeve, tre pikë pastër nga përcjellësit.







